Fluks turistësh në Greqi, rusët të paktë si vizitorë

30 Qershor 2022 | 11:53

Pas dy viteve të kufizimesh për shkak të pandemisë, kërkesa për udhëtime është rikthyer. Megjithatë, linjat ajrore dhe aeroportet që shkurtuan vendet e punës gjatë krizës së COVID-19 po përpiqen të vazhdojnë normalitetin.

Radhët e pasagjerëve në aeroporte janë të gjata dhe bagazhet e humbura grumbullohen gjithnjë e më shumë. Duket se do të jetë një verë kaotike për udhëtarët në Evropë. E megjithatë Greqia, një destinacion shumë popullor veror që pret miliona vizitorë çdo vit, duket se është një përjashtim.

“Në të vërtetë, ka disa probleme serioze në shumë aeroporte të mëdha evropiane që janë edhe të mirëorganizuar. Ata përballen me probleme të ndryshme, oraret, mungesën e stafit dhe me vonesa të gjata. Më duhet të them se deri më tani, aeroporti i Athinës, por edhe të gjitha aeroportet rajonale dhe sigurisht të gjithë aeroportet e ishujve nuk përballen me asnjë problem”, u shpreh ministri grek Vasilis Kikilias.

Për sa i përket këtij sezoni turistik, Greqia e ka nisur me këmbën e mbarë. Mbi 500,000 udhëtarë nga aeroportet më të mëdha amerikane pritet të mbërrijnë në Greqi vetëm me fluturime direkte këtë sezon. Vendi është gjithashtu një destinacion i preferuar për turistët francezë që renditen në vendin e parë në barometrin mujor të publikuar nga “L’Echo Touristique”.

Pavarësisht lajmeve të mira, rusët nuk do të pushojnë në Greqi këtë vit por dhe kinezët këta të fundit  për shkak të kufizimeve të COVID-19.

“Fatkeqësisht për ne, vitet e fundit numri i turistëve rusë në Greqi ka qenë shumë i vogël. Pra, nuk po përballemi me një sfidë të madhe. Në vitin 2020 kishim 50 mijë udhëtarë dhe në vitin 2021 120 mijë turistë nga Rusia. Pra, kjo përqindje këtë vit. , do të përfaqësonte vetëm 0.5% të turistëve  që vendi  mirëpret”, tha më tej ministri.

Ministria e Turizmit po përpiqet të zgjasë sezonin turistik, pasi moti është i mirë edhe në vjeshtë.

Pra është e mundur të tërheqësh turistë deri në muajin nëntor. Ministri përsërit vazhdimisht se industria e turizmit është një  element kyç i të ardhurave për ekonominë greke.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026