Euro-deputetja me ngjyrë, pre e dhunës policore
Një euro-deputete me origjinë afrikane ka deklaruar se është bërë viktimë e dhunës policore teksa ndodhej në duart e policisë belge.
Ligjvënësja gjermane Pierrette Herzberger Fofana, që ishte e acaruar nga trajtimi që i ishte bërë, ishte ngacmuar nga oficerët teksa po përpiqej të bënte foto nga një incident në një stacion treni në Bruksel.
“Teksa po largohesha nga stacioni i Brukselit pash 9 policë që po ngacmonin 2 të rinj me ngjyrë. Mora celularin dhe i fotografova, gjë që është e ligjshme. Më pas agjentët erdhën drejt meje dhe më morën telefonin nga duart. 4 prej tyre më shtynë brutalisht, më morën çantën, më bllokuan pas murit dhe donin të më kontrollonin. Më trajtuan në mënyrë poshtëruese”, deklaroi Fofana në një seancë të PE-së.
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka kërkuar sqarime nga autoritetet belge. Policia belge ka deklaruar se ka nisur një hetim të brendshëm për incidentin.
Por ajo tha se pasi i ishin kontrolluar dokumentet, euro-deputetja ishte lënë e lirë të largohej dhe mohoi përdorimin e dhunës ndaj saj.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi