Nuk kam dhënë afate për liberalizimin e vizave, thotë Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se nuk ka bërë premtime dhe vendosur afate për heqjen e regjimit të vizave.
Deklaratën, Kurti e bëri këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës, duke iu përgjigjur kritikave të nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.
Kurti theksoi se janë plotësuar kriteret, por heqja e vizave nuk varet prej Kosovës.
“Unë jam kryeministri i cili asnjëherë nuk ka bërë premtim me afate lidhur me heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, as në fushatë as në detyrë. Kemi pasur shembuj në të kaluarën kur thuhej se 15 muaj, 90 ditë, sivjet, vitin e ardhshëm. Mua nuk më keni dëgjuar ashtu sepse e di që ajo punë nuk varet prej nesh teksa 95 kritere ishin plotësuar, mirëpo skepticizmet ishin të brendshme të vendeve anëtare e jo të institucionet evropiane.
Ka nganjëherë deklarata nga Brukseli të cilat nuk janë në linjë as me vetë Brukselin dhe ne përpiqemi që me durim, me përkushtim t’i sqarojmë ata, por nuk kemi se çfarë mund të bëjmë sesa kaq”, tha ai.
Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani është shprehur se kundërshton çdo udhërrëfyes shtesë apo rivlerësim të kritereve për liberalizmin e vizave.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West