Apeli i Merkel për BE-në: Marrëveshje buxhetore për efektet e COVID

18 Qershor 2020 | 11:40

Kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri thirrje të enjten Bashkimit Evropian që të arrijë sa më shpejt një marrëveshje buxhetore disavjeçare për të ndihmuar bllokun që t’i mbijetojë dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia e COVID-19.

Merkel tha se çdo marrrëveshje ka pak gjasa të arrihet gjatë samitit të liderëve të BE-së që mbahet të premten në video-konferencë, por më tepër në një takim fizik që mbahet më vonë gjatë vitit.

“Të dhënat aktuale tregojnë tkurrjen dramatike të ekonomisë së Evropës, ndaj ne duhet të veprojmë me shpejtësi dhe menjëherë. Do ta ngre çështjen në Këshillin Evropian në mënyrë që të marrim një vendim për një marrëveshje financiare disavjeçare, si dhe për një fond rikuperimi sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Merkel.

Kancelarja e quajti pandeminë dhe pasojat financiare të lidhura me të sfidën më të madhe në historinë e Evropës dhe tha se kontinenti i vjetër duhet të bëjë më shumë në nivel global.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026