Restaurohet kulla në Durrës, ndërtesa antike u shemb gjatë tërmetit
Në një atmosferë festive, u përurua në Durrës Kulla C, e dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit të 3 viteve më parë, që nuk kursyen as monumentet e trashëgimisë kulturore.
Përurimi mblodhi bashkë ambasadoren amerikane atë suedeze dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.
Pas restaurimit që kushtoi 350 000 dollarë, ambasadorja amerikane kujtoi vizitën e saj të parë në Durrës.
“Këtu kam ardhur për herë të parë në janar të vitit 2020. Ishte ende dimër, ishte koha kur gjithçka ishte në gjendje të shkatërruar, ishin përpjekjet që po bëheshin për t’u rimëkëmbur. Jemi shumë të lumtur që përmes bashkëpunimit arritëm të restauronim një monument të trashëgimisë kulturore”, tha ambasadorja e SHBA.
Edhe ambasadorja suedeze nuk e fshehu gëzimin për restaurimin e monumentit.
“A nuk është e mahnitshme, të mendosh se përgjatë gjithë kësaj historie, kjo kullë ka qenë një pikë mbrojtje dhe sulmi? Shumë kanë ardhur e të tjerë kanë shkuar, bizantinët, venecianët, otomanët, e të tjerë me radhë, por ja ku jemi tani këtu bashkë. Ne ishim më të fortë së bashku dhe ishim krenarë që të mund të ishim në partneritet dhe të mund të rindërtonim së bashku”, tha Elsa Hastad, ambasadore e Suedisë në Shqipëri.
Ministrja e Kulturës, Eva Margariti hodhi idenë e ndryshimit të emrit të kullës, e cila është pjesë e fortifikimit të Durrësit.
Kjo është hera e dytë që kulla dëmtohet nga fatkeqësitë natyrore.
Fillimisht ajo u rrënua nga tërmeti i vitit 1273, i cili e shkatërroi thuajse plotësisht qytetin bregdetar.
Për rindërtimin e saj u deshën 1 vit kohë dh u përdorën materialet e shembura nga tërmeti.
Disa nga ndërhyrjet kryesore përfshinë riparimin dhe konsolidimin e themeleve të Kullës C, ringritjen e muraturës me blloqet e rrëzuara, plotësimin e zgavrave midis blloqeve me tulla të prodhuara në mënyrë artizanale si dhe vendosje e elementëve përforcues për të përmirësuar kapacitetin sizmik të strukturës.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta