Lavrov: NATO kërkon armik të jashtëm për të justifikuar ekzistencën e saj
Aleanca e Atlantikut të Veriut ka kërkuar një armik të jashtëm për të justifikuar ekzistencën e saj.
Kështu u shpreh ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Lavrov këtë të premte, gjatë një takimi me studentë të Universitetit shtetëror në Bjellorusi, shkruan Tass.
Sipas Lavrov, me rënien e Traktatit të Varshavës dhe Bashkimit Sovjetik, u zhuk edhe arsyeja e ekzistencës së aleancës së NATO-s.
“Ata kanë qenë vazhdimisht në kërkim të një armiku të jashtëm, për shkak të nevojës për të ruajtur arsyen e ekzistencës së NATO-s”, theksoi ai.
Kryediplomati rus rikujtoi se Rusia dhe Bashkimi Evropian mbanin samite dy herë në vit, me takime të rregullta midis zyrtarëve të qeverisë ruse dhe Komisionit Evropian.
Ai tha gjithashtu se pati rritje të bashkëpunimit dhe kishte katër hapësira të përbashkëta midis Rusisë dhe BE-së.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor