Jorida Tabaku: Taksa progresive ka goditur shtresën e mesme

18 Qershor 2020 | 18:43

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se Shqipëria ndodhet në një situatë të rëndë ekonomike. Duke iu referuar të dhënave të FMN-së dhe Bankës Botërore, ajo tha se, nivel i  varfërisë është kthyer në nivelin ku ndodhej në vitin 2005 si dhe të ardhurat për frymë kanë rënë duke qenë e fundit në rajon dhe pas Bosnje Hercegovinës.

Duke theksua se tërmeti dhe COVID-19 kanë përkeqësuar gjendje ekonomike të Shqipërisë, znj. Tabaku shtoi se, ajo që e ka përkeqësuar situatën është menaxhimi i keq që qeveria ka bërë gjatë 4 muajve të fundit duke sjell ndikim të jashtëzakonshëm në ekonomitë familjare. Znj. Tabaku i ktheu përgjigje dhe ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi, i cili tha se, bujqësia ka pasur rritje të eksportit. Sipas ish-deputetes së PD dy kategoritë që kanë pasur më shumë rënie janë fasoneria dhe bujqësia.

“Deficiti tregtar import-eksport sot është 44% më i ulët. Dy grupet për të cilët kanë rënë më shumë shitjet janë fasonët së pari dhe bujqësia së dyti. Sot fermerët janë duk i hedhur prodhimet në rrugë dhe nuk janë duke shfrytëzuar të gjithë tokën pasi nuk kanë ku t’i shesin. Nuk ka pasur asnjë ndihmë për fermerët. Ministri jeton në realitet tjetër”, tha znj. Tabaku.

E gjithë ndihma e Ministrisë së Bujqësisë ka shkuar në dorë të 17 grosistëve dhe fermerët nuk kanë marrë asnjë ndihmë. Bllokimi i turizmit ka sjellë dhe dëmtimin e fermerëve pasi 200 mijë fermerë tha ish-deputetja furnizojnë sektorin e turizmit me prodhimet e tyre.

Duke folur për politikat e ndjekura nga qeveria “Rama”, anëtarja e Kryesisë së PD-së tha se, taksa progresive ka dështuar pasi shtresa e mesme paguan sot më shumë taksa. Gjithashtu ajo tha se, pavarësisht premtimit për uljen e taksave, sot biznesi i vogël paguan gati tre herë më shumë tarifa. Ndaj si alternativë PD ofron taksën e sheshtë 9%.

“Të gjitha taksat por dhe tarifat lokale janë rritur. Më vjen keq por kryeministri gënjen për çdo gjë që thotë. Ne kemi taksën e sheshtë prej 9% për të qenë konkurrues për të gjithë rajonin.  Sot në Shqipëria ka vështirësi të mëdha për të hapur, krijuar dhe mbajtur një biznes”, tha ajo.

Për premtimin e bërë nga Kryeministri Edi Rama se qeveria do të heqë taksat për biznesin e vogël deri në 2029, znj. Tabaku e cilësoi “klithmë në fund të pushtetit”.

“Po të ishim në 2013 mund të ngjallte shpresë dhe besim. Premtoi se do t’i ulte taksat për 97% të shqiptarëve, por i ka rrit për 97% të shqiptarëve. Taksat lokale të Tiranës janë dy herë më të larta, kanë futur tarifën e pastrimit për të paguar inceneratorin. Është thirrje e dëshpëruar në fund të pushtetit mes shpresën se do të marrë vota”, u shpreh ish-deputetja.

Znj. Tabaku gjatë intervistës në “Ilva Now” foli edhe për gjyqin e humbur me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se deklarata e saj është vërtetuar.

“I qëndroj çdo gjëje. Kam analizuar planin urban në 2015 me një ekip ekspertësh në PD, plani urban i publikuar në faqen e Bashkisë tregon se kanë zhvendosur lumin Lanës për të përfituar një biznesmen. Sot është fakt se atje po ndërtohen pallate. Është fakt që e privatizoi tokën me një venim të ish-ministri Arben Ahmetaj. Nuk e di se çfarë presioni bëjnë mbi gjykatësit, por do të vijoj në të gjitha nivelet e gjykatave. Do ta dërgoj deri në Strasburg çështjen”, përfundoi ish-deputetja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021