Kryeprokurori Çela: Sistemi aktual i prokurorisë ka probleme, duhen ndryshime
Prokuroria e Përgjithshme mund të propozojë ndryshime ligjore për sistemin aktual të drejtësisë. Gjatë një raportimi në Kuvendin e Shqipërisë mbi kriminalitetin në vend, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela tha se sistemin aktual i prokurorisë ka probleme të natyrës funksionale.
“Ka tension, keqkuptime se si drejtuesit dhe prokurorët bashkëpunojnë mes tyre. Faza e dytë do të jetë monitorimi se sa të përgjegjshëm janë prokurorët, se si ata aplikojnë parimet e tjera në këtë ligj. Kemi krijuar seksionin e monitorimit, do të shërbejë si bazë të dhënash për nisjen e verifikimeve. Sistemi ka nevojë të mbikëqyret nga sipër, ekziston mundësia të kemi kaos në zyra”, tha kryeprokurori.
Gjithashtu, Çela tha se ka një rënie të përgjithshme të kriminalitetit në nivelin 2 deri në 3 për qind gjatë vitit 2019, krahasuar me një vit më parë. Sa i takon normës së kriminalitetit në nivel qarqesh, Vlora vazhdon të mbajë vendin e parë. Përqindjen më të ulët të kriminalitetit edhe këtë vit e ka Qarku Dibër.
Çela tha se dërgimet në gjykatë dhe dënimet për vepra penale që lidhen me korrupsionin dhe ndikimin e paligjshëm janë rritur ndjeshëm, krahasuar me vitin 2018.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)