350 mijë paund në javë, Salah kontratë trevjeçare me Liverpool

2 Korrik 2022 | 09:15

Mohamed Salah ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me Liverpoolin. Marrëveshja, me vlerë më shumë se 350,000 paund në javë – e bën 30-vjeçarin lojtarin më të paguar në historinë e klubit, shkruan BBC.

“Është vendimi më i mirë për ne dhe vendimi më i mirë për të. Mendoj se ai është me ne. Ky është klubi i tij tani”, tha trajneri, Jurgen Klopp.

“Kjo është një kënaqësi e veçantë për mbështetësit tanë që të shijojnë edhe më shumë fundjavën e tyre. Jam i sigurt se do të ketë disa festime për këtë lajm sonte”, tha ai më tej.

Salah ka shënuar 156 gola në 254 paraqitje gjatë pesë viteve të tij në Anfield që kur u transferua nga Roma.

Salah ka fituar Champions League, Premier League,  League Cup, FIFA World Club dhe UEFA Super Cup gjatë kohës së tij në Anfield.

Ai gjithashtu ka fituar ose ndarë tre Këpucë të Artë në Premier League.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026