Takim në distancë, Macron viziton Londrën duke respektuar masat anti-COVID-19

19 Qershor 2020 | 08:38

Gjatë vizitës së tij në Londër Presidenti francez Emmanuel Macron u takua me kryeministrin britanik Boris Johnson, sigurish një takim pa shtrëngim duarsh, por duke respektuar edhe distancën fizike.

Vizita e ishte në kuadër të përkujtimit të 80 vjetorit te thirrjes së ish-udhëheqësit francez Charles de Gaulle nga Londra për rezistencë kundër pushtimit nazifashist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Takimi midis dy drejtuesve të Francës dhe Britanisë së Madhe gjithashtu i jep Johnsonit mundësinë për të ngritur temën e negociatave të vazhdueshme të pas-Brexit-it, si dhe për të diskutuar mënyrën e menaxhimit të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Britania e Madhe dhe Franca janë ndër pesë vendet më të prekura në botë nga infeksioni i COVID-19.

Në Francë janë rreth 200 mijë të infektuar, ndërsa në Britani të Madhe rreth 300 mijë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026