Skocezët të ndarë për referendumin për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar

3 Korrik 2022 | 15:17

Votuesit në Skoci janë të ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë, nëse mbështesin referendumin për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar, sipas një sondazhi.

Sondazhi i Panelbasem ku u pyetën  tregoi se 48% e të anketuarve ishin në favor të pavarësisë, 47% ishin kundër dhe 5% nuk ​​dinin si të përgjigjeshin, shkruan Reuters.

Rezultatet u bazuan në një mostër prej 1010 personash. Ndërsa, në një sondazh të mëparshëm online të Panelbase, zhvilluar në muajin prill, 47% ishin shprehur pro dhe 49% kundër.

Javën e kaluar, kryeminstrja skoceze, Nicola Sturgeon tha se po planifikon mbajtjen e një referendumi të dytë, në të cilët qytetarët do të pyeten, nëse duan pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar.

Ajo pritet të parashtrojë planin e saj për mbajtjen e një votimi të ligjshëm në tetor të vitit të ardhshëm.

Por kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe Partia e tij Konservatore, e cila është në opozitë në Skoci, kundërshtojnë çdo votim të tillë.

Sipas tyre, çështja u zgjidh në vitin 2014- kur 55 për qind e skocezëve votuan kundër daljes nga Mbretëria e Bashkuar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026