Tottenham-Manchester United, Mourinho ka në dispozicion gjithë skuadrën
Ndërprerja e aktiviteteve futbollistike nuk ka qenë gjë negative për të gjitha skuadrat në Angli.
Më i lumturi për këtë ndërprerje, duket të jetë trajneri portugez Jose Mourinho, i cili ka arritur të rikuperojë lojtarët e lënduar dhe tani ka të gjithë organikën në gatishmëri.
Kampionati anglez u ndërpre pas javës së 29-të në muajin mars për shkak të pandemisë së COVID-19. Në atë moment portugezi po vuante shumë me formacionin pasi nuk kishte një sulmues kryesor.
Sulmuesit Harry Kane dhe Son ishin të lënduar dhe trajneri ishte i detyruar të improvizonte me formacionin gjë që solli edhe një seri rezultatesh të dobëta.
Por tani ai do të ketë të gjithë organikën e plotë për ndeshjen e së premtes përballë Manchester United, ish-skuadrën që drejtonte më parë.
Në fakt ndeshja kundër United-it për Mourinhon do të jetë e veçantë, pasi betejën e parë të këtij sezoni portugezi e ka humbur dhe tani synimi është që të dalë fitimtar në të dytën.
Të dyja skuadrat janë në luftë për të siguruar pjesëmarrjen në kupat e Evropës dhe kjo do jetë një ndeshje mjaft e rëndësishme për to.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.