Zelenski pas pushimit të Lysychansk: Do të rikthehemi me armë moderne
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski pranoi të dielën se forcat e Kievit ishin tërhequr nga qyteti strategjik në rajonin lindor të Donbasit pas një sulmi të ashpër rus.
Por ai u zotua të rimarrë kontrollin mbi zonën me ndihmën e armëve moderne nga Perëndimi.
Në fjalimin e tij të natës të dielën në mbrëmje, Zelenski u shpreh i bindur se Ukraina nuk do të hiqte dorë nga asnjë centimetër territor.
“Ne do të kthehemi, falë taktikave tona, falë rritjes së furnizimit me armë moderne”, tha ai.
Lysychansk ishte bastioni i fundit ukrainas në Luhansk, një objektiv kyç për Rusinë. Pushtimi i tij do t’u sigurojë trupave të Moskës një bazë më të fortë nga e cila do të shtyjnë avancimin e tyre në Donbas – rajoni i vjetër industrial i minierave dhe fabrikave që Vladimir Putin është i vendosur të pushtojë.
Fokusi i fushëbetejës tani zhvendoset në rajonin fqinj Donetsk, ku Kievi ende kontrollon pjesë të territorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh