Ukraina ngre flamurin në Ishullin e Gjarprit
Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë ngritur flamurin e vendit mbi Ishullin e Gjarprit, pasi i detyruan rusët të tërhiqeshin nga territori i rëndësishëm strategjik, tha një zëdhënëse e Komandës Jugore të Ushtrisë, Natalia Humeniuk në një konferencë të hënën.
I njohur si Zmiinyi Ostriv në gjuhën ukrainase, Ishulli i Gjarprit shtrihet rreth 48 kilometra nga brigjet e Ukrainës dhe është afër korsive detare që çojnë në Bosfor dhe Mesdhe.
Trupat ruse u larguan nga ishulli Gjarprit në Detin e Zi, thanë Forcat e Armatosura të Ukrainës javën e kaluar, pasi kryen atë që e cilësuan një operacion “i suksesshëm”.
Rusia mori nën kontroll ishullin që ndodhet përgjatë një aksi të rëndësishëm detar në fillim të luftës, në përpjekje për ta përdorur atë si bazë për të sulmuar Odesën.
Por ishulli u kthye në mishërim të rezistencës ukrainase, e cila refuzoi thirrjet për t’u dorëzuar dhe po ashtu kërcënimet se do të përballej me bombardime. Qëndresa e trupave vendase u vlerësua edhe nga kryeministri britanik Boris Johnson.
“Flamuri i Ukrainës u ngrit në ishull, operacioni përfundoi, ishulli u kthye në juridiksionin e Ukrainës”, tha Humeniuk të hënën, pa dhënë asnjë detaj shtesë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rusia braktis Ishullin e Gjarprit, Kievi: U zmbrapsën nga rezistenca
Rusia godet Odesën pasi Ukraina rimori Ishullin e Gjarprit, 17 viktima
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:21 Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 22:17 Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione