Autoritetet daneze nuk e konsiderojnë akt terrorist sulmin në qendrën tregtare

4 Korrik 2022 | 18:28

Aurtoritetet në Danimarkë deklaruan se nuk ka dyshime për ta konsideruar akt terrorist, sulmin e djeshëm në një qendër tregtare në Danimarkë.

I dyshuari për sulmin, ku mbetën të vrarë 3 persona, është një 22-vjeçar danez që aktualisht  po mbahet në një spital psikiatrik, shkruan Reuters.

Gjykata ka ndaluar publikimin e emrit të tij, gjë që është e zakonshme në çështjet penale në Danimarkë.

Nga të shtënat me armë, mbetën të vrarë dy 17-vjeçarë dhe një 47-vjeçar, ndërsa shtatë të tjerë u plagosën, prej të cilëve katër ndodhen në gjendje të rëndë.

Kryeministrja Mette Frederiksen u bëri thirrje danezëve të qëndrojnë së bashku dhe të mbështesin njëri-tjetrin në këtë kohë të vështirë.

Të shtënat vijnë pak më shumë se një javë pasi një person i armatosur hapi zjarr jashtë një bari ku qëndronin persona të  komunitetit LGBT në Oslo në Norvegjinë fqinje, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 21 të tjerë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026