Arratisja e disidentëve rusë, Stambolli destinacioni i preferuar
Denis Chuzhoy punonte si skenarist në Moskë. Tani, ai po e shkruan komedinë e tij të radhës në Stamboll. Sikurse shumë rusë, Chuzhoy dhe e shoqja vendosën të largohen nga Rusia për shkak opozitës ndaj pushtimit të Ukrainës.
“Menduam se asgjë e mirë nuk do të ndodhë në Rusi në vitet e ardhshme, ndaj mund të fillojmë një jetë të re në një vend tjetër”, tha ai.
“Ka arsye të ndryshme përsse rusët zgjodhën të jetojnë në Stamboll pasi lanë shtëpitë e tyre. Këtu ka fluturime direkte pavarësisht se vende të tjera e kanë mbyllur hapësirën ajrore. Gjithashtu, ata mund të qëndrojnë gjatë pa viza, por kjo nuk ua lehtëson shumë udhëtimin”, u shpreh Kristina Jovanovski nga Euronews.
Disa shtetas rusë krijuan një grup për të ndihmuar bashkëkombësit të largohen nga vendi. Themeluesit e degës turke të grupit deklarojnë se mijëra qytetarë i kanë kontaktuar për asistencë. Deri tani, ata kanë ndihmuar rreth 250 persona për të ardhur në Turqi.
“Shumë njerëz po largohen pasi ndryshe ka shumë mundësi të arrestohen dhe të shkojnë në burg vetëm sepse thonë se lufta është e gabuar dhe janë kundër saj. Por në Turqi nuk është e lehtë të gjesh punë dhe gjuha është problem”, theksoi bashkëthemeluesja e degës turke të “The Ark”, Eva Rapport.
Disa qytetarë rusë po sjellin para’ në ekonominë e drobitur turke. Një ndihmë për këtë jep sektori i turizmit. Statistikat zyrtare tregojnë se rusët janë të huajt e parë që në muajin maj blenë prona në Turqi.
Sa i takon Chuzhoy, ai planifikon të sigurojë një qëndrim afatgjatë në SHBA ose Evropë. Por ai thotë gjithashtu se Stambolli po i jep një shans për të ndërtuar karrierën e tij në gjuhën angleze dhe gjen ngushëllim tek shakatë e tij.
“Kur shkruan shaka, në thelb ke gjetur problemet e jetës tënde. Ndaj, detyra juaj është të rishkruani jetën tuaj, që të jetë më mirë se në realitet”, tha Chuzhoy.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)