Qeveria shpall planet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, kalimi i të cilit do të jetë me pagesë
Në një konferencë për shtyp, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku hapi garën për projektin inxhinierik të tunelit të Llogarasë.
Znj. Balluku tha se plani lidhej me nxitjen e sektorit të turizmit pasi tuneli do të mundësojë kalimin në Palasë për 10 minuta, duke shkurtuar kohën e nevojshme të frekuentimit të pikës turistike.
Ministrja e cilësoi tunelin një investim efikas, që do të shkurtojë kohën e nevojshme të udhëtimit Orikum-Palasë dhe shtoi se bëhet në kuadër të ndërlidhjes me aeroportin e planifikuar të Vlorës.
“Për të përshkruar sot rrugën e Llogarasë duke nisur nga Dukati e deri në Urën e Palasës duhen përafërsisht 55 minuta. Sipas llogaritjeve tona, tuneli prej 6 km me një shpejtësi mesatare 50-80 km do të bënte që ky tunel të përshkohej nga 7-10 minuta”, tha znj. Balluku.
Tuneli do të jetë 6 kilometra i gjatë, do të ketë dy sense lëvizje dhe pritet të shtojë numrin e automjeteve që udhëtojnë drejt zonës, me një fluks ditor deri në 10.000 automjete gjatë sezonit turistik në vitin e tretë pas përfundimit.
Ministrja lajmëroi se investimi pritet të ketë gjithashtu ndikim direkt dhe indirekt në ekonomi me vlerë 550-600 milionë euro përmes punësimit të rreth 11,600 personave.
Tenderi do të hapet më 29 dhjetor të këtij viti, ndërsa ndërtimi i tij planifikohet të nisë në pranverën e vitit 2021.
Qeveria planifikon ta ndërtojë investimin me fonde të buxhetit të shtetit dhe në vazhdimësi të mirëmbahet përmes një tarife përdorimi.
“Ky do të jetë një tunel që pas ndërtimit do të kërkojë mbështetje financiare edhe nga përdoruesit duke aplikuar tarifë minimale. Kjo do të ndihmojë të paguajë sasinë e parave që do të vendosen në dispozicion për ndërtimin e këtij tuneli. Kjo është nga elementët që kemi vendosur si kriter për garën”, deklaroi ministrja Balluku.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut