Platformë e përbashkët turistike për shqiptarët dhe turistët e huaj
Ministri i Tregtisë së Kosovës, Vesel Krasniqi dhe Ministri i Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi diskutuan për fillimin e sezonit turistik në korrik, dhe njoftuan përgatitjen e një platforme të përbashkët turistike.
Një ofertë e përbashkët turistike për shqiptarët e dy vendeve është marrëveshja e arritur mes ministrit të turizmit dhe mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi dhe ministrit të tregtisë dhe industrisë së Kosovës, Vesel Krasniqi. Dy ministrat janë dakordësuar që të krijojnë një platformë të përbashkët, mbi pikat turistike në dyja shtetet shqiptare.
Klosi tha se me këtë platformë të përbashkët duan të dalin me një ofertë jo vetëm për shqiptarët e të dyja vendeve, por edhe për turistët nga vendet e tjera.
“Si një promotorë të jashtëzakonshëm të ekonomisë së shqiptarisë, deti shqiptarë është i të gjithë shqiptarëve alpet janë të përbashkëta e si e tillë do të jenë në një platformë të përbashkët. Diskutuam për një platformë të përbashkët turistike, një ofertë për vendet tjera e sidomos për vendet e largëta”, tha ministri Klosi.
Ai theksoi se çmimet në këtë sezon do të jenë me të ulëta dhe garantoi se do të zbatohen rregullat për parandalimin e Covid-19.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West