Sulmi në Çikago ishte planifikuar prej disa javësh, sipas policisë amerikane
Policia amerikane deklaroi se i dyshuari për ngjarjen e rëndë gjatë paradës së 4 korrikut në Çikago, ku u vranë gjashtë persona, e kishte planifikuar sulmin prej disa javësh.
Organet e zbatimit të ligjit thonë se 21-vjeçari Robert Crimo, bleu në mënyrë të ligjshme armën të cilën e përdori ditën e djeshme, shkruan BBC.
Sipas zyrtarëve, ai ka veshur rroba grash në mënyrë që mos të vërehej dhe t’i shpëtonte turmës që po vraponte nga frika pas të shtënave me armë.
Më pas, mendohet se Crimo shkoi në shtëpinë e nënës së tij, nga ku më vonë u largua me automjetin e saj.
Policia e arrestoi të dyshuarin teksa ngiste makinën, ku iu gjet një armë e dyte, e ngjashme me atë të përdorur në sulm.
Sulmi në Highland Park të Çikagos ndodhi vetëm pak muaj pas ngjarjeve të shënuara në shkollën në Uvalde në Teksas apo edhe në New York.
Presidenti Biden është zotuar të luftojë “epideminë e dhunës me armë” që ka përfshirë vendin.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)