Qeveria e re në Serbi të vendosë sanksione ndaj Rusisë, thotë Kamberi
Përfaqësuesi i “Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës”, Shaip Kamberi deklaroi se qeveria e re në Serbi duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kamberi u shpreh se ky është një parakusht për të votuar kabinetin e ri qeveritar.
Ai theksoi se është në komunikim me Partinë e Aksionit Demokratik (SDA) nga Sanxhaku, për të vazhduar bashkëpunimin dhe për t’u zgjeruar me partnerë të tjerë të mundshëm drejt themelimit të një Grupi Parlamentar.
Sipas tij, vendosja e sanksioneve është në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian dhe në interes të paqes e stabilitetit në Serbi dhe rajon.
Kamberi fitoi një mandat të dytë në Kuvendin serb pasi disa herë u përsëritën zgjedhjet në Tërnocin e Madh, në jug të Serbisë.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh