Mjekët po largohen nga Turqia për kushte të vështira puna dhe jetese
Profesionistët turq të mjekësisë janë duke braktisur vendin me shpresën për të pasur kushte më të mira të jetës dhe të punës. Shoqata turke e mjekësisë shprehet se më shumë se 80% e stafit mjekësor është duke u larguar. Me qindra mjekë kanë lënë punën e tyre në Turqi në kërkim të mundësive më të mira.
“Pothuajse 1 në 4 nga miqtë e mi mjekë rezidentë janë duke studiuar kurse gjuhe. Shumica e tyre studiojnë gjermanisht. Ata po kryejnë kurset këtu dhe po shkojnë në Gjermani si mjekë specialistë. Ka një ikje shumë serioze të trurit, një ikje shumë serioze , por unë nuk i gjykoj miqtë e mi sepse profesioni nuk ka vlerë reale këtu”, u shpreh Tahsin Cinar, anestezist në një spital universitar, i cili shpjegon se mjekët fitojnë shumë pak.
Në mars, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se mjekët që donin të shkonin jashtë vendit mund të “shkonin të lirë dhe të largoheshin”. Më vonë, ai zbuti tonin e tij dhe tha se besonte se mjekët që shkuan jashtë vendit do të kthehen në shtëpi së shpejti pasi Turqia u premtoi një “të ardhme të ndritur”.
“Mund të themi se inflacioni në fakt lidhet drejtpërdrejt me ikjen e trurit. Sigurisht, përpara se të fokusohemi tek inflacioni, duhet të fokusohemi më shumë në shkaqet e inflacionit. Gjërat që krijojnë inflacion janë politika e keqe ekonomike e Turqisë”, tha Enes Ozkan, ekonomist dhe studiues në Universitetin e Stambollit.
Turqia po përjeton një krizë të thelluar të kostove të jetesës. Sipas statistikave Çmimet e konsumit u rritën me 4.95% në bazë mujore.
Erdogan ka këmbëngulur që kostot e larta të huamarrjes shkaktojnë inflacion një deklaratë që bie ndesh me qëndrimin e vendosur ekonomik dhe mbron uljen e normave të interesit për të nxitur rritjen ekonomike dhe eksportet.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sela: Propozimi francez duhet marrë me seriozitet nga politikanët maqedonas
- Kovaçevski: Nxitësit e dhunës të mos manipulojnë njerëzit për synime politike
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë