Vuçiç mohon të ketë një takim me Kurtin së shpejti

6 Korrik 2022 | 16:34

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i mohoi deklaratat e zyrtarëve në Kosovë se një takim i tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillohet së shpejti në Bruksel.

Vuçiç tha se mesazhet që vijnë nga Prishtina për një takim të mundshëm me Kurtin, nuk janë të vërteta.

“Askush nuk më ka pyetur për bisedime. Unë nuk ik nga asnjë takim. Kryesisht ai [Kurti] ka ikur nga takimet”, tha Vuçiç në një konferencë me gazetarët.

Pak ditë më parë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën e përbashkët për mediat me presidentin slloven, Borut Pahor, tha se Kosova është treguar konstruktive në dialog me Serbinë, ndërsa bëri të ditur se gjatë këtij muaji mund të ketë takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026