BSH rrit interesin e lekut, synohet të frenohet rritja e inflacionit
Banka e Shqipërisë vendosi të rrisë me 0.25% normën bazë të interesit të lekut.
Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës vjen në vazhdën e presioneve të larta inflacioniste, të cilat pritet të kulmojnë në fund të sezonit veror.
Projeksionet janë për një rritje të çmimeve të mallrave të shportës mes niveleve 7 dhe 8%.
“Niveli i lartë i inflacionit është rrezik primar për rritjen e qëndrueshme të vendit, morëm vendim të rritim me 0.25% normën bazë të interesit të lekut”, tha Gent Sejko, guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Norma bazë e interesit të lekut bëhet 1.25%. Kjo do të bëjë më të shtrenjta kreditë dhe pritet të rritë edhe interesin e depozitave bankare. Politika monetare do të vazhdojë të jetë në kahun shtrëngues deri në stabilizimin e çmimeve.
Parashikimet e Bankës Qendrore për ekonominë janë për një ngadalësim gjatë pjesës të mbetur të vitit, ndërsa sfidat për të ardhmen mbeten serioze.
“Ecuria e ekonomisë mbetet përballë sfidave serioze, ka ngadalësim në Eurozonë, frenim të fuqisë blerëse dhe presione inflacioniste. Presim një ngadalësim të ritmit të rritjes së ekonomisë në pjesën e mbetur të vitit”, theksoi Sejko.
Nismën e amnistisë fiskale Banka e Shqipërisë e sheh pozitive në injektimin e parave në ekonomi, por me rrezik për pastrimin e parave të krimit dhe korrupsionit.
“Përfitimet janë injektimi i likuiditeteve në ekonomi, dhe në kontekstin e formalizimit të ekonomisë ka efekt pozitiv, por ka kosto me shmangien e parave të krimit dhe korrupsionit dhe duhen mekanizim a që mos lejohet të pastrohen paratë”, u shpreh guvernatori i BSH.
Në vazhdën e marrjes së masave për të frenuar krizën e çmimeve, bordi i Bankës Qendrore rriti me 0.35% normën e kredisë njëditore që Banka Qendrore u jep bankave të nivelit të dytë dhe me 0.15% interesin e depozitës njëditorë që lihet pranë saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta