Kurti me ish-sekretarin amerikan Pompeo: Rusia s’duhet ta fitojë luftën
Në tryezën ndërkombëtare vjetore të revistës prestigjioze ‘The Economist’, e cila po mbahet në Athinë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takim me ish-sekretarin Amerikan të Shtetit dhe ish-drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo.
Në këtë takim u theksua miqësia dhe partneriteri i Kosovës me ShBA-të, nevoja për shtimin e investimeve ekonomike amerikane në Kosovë dhe hapat, që po ndërmerr Kosova për të shtuar sigurinë dhe mbrojtjen, shkruan KosovaPress.
Sipas një komunikate të Qeverisë, në këtë takim u diskutua edhe për situatën në Evropë e posaçërisht në Ballkan pas agresionit ushtarak të paprovokuar, ilegal e të pajustifikueshëm të Rusisë mbi Ukrainën.
“Të dy u pajtuan që Rusia nuk bën kurrsesi ta fitojë këtë luftë, që kontinenti evropian mbrohet më së miri me unitet të brendshëm dhe me urën transatlantike me ShBA-të dhe se Kosova është shembull suksesi i qëndrueshmërisë së popullit të saj dhe i ndërhyrjes së NATO-s”, thuhet në komunikatë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vuçiç mohon të ketë një takim me Kurtin së shpejti
- Shpresa tek Scholz, Kurti: Procesi i Berlinit, i nevojshëm për integrimin në BE
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.