Serie-A, Interi rikthehet te fitorja, Gjimshiti protagonist me Atlantën
Inter arriti të merrte maksimumin në takimin e javës së 25-të me Sampdroian në Serie-A.
Zikaltrit triumfuan 2-1 në takimin e parë të kampionatit italia, pas rikthimit të aktivitetit, duke treguar se nuk do të dorëzohen deri në fund në luftën për titullin kampion.
Skuadra e Antonio Contes e gjeti golin që në minutën e 10-të, me Romelu Lukakun që nuk gaboi pas kombinimit me Eriksen. Sulmuesi shënoi golin e 18-të këtë sezon.
Lautaro Martinez dyfishoi pak pasi ishte mbushur gjysmë ore lojë, duke i dhënë skuadrës së tij sigurinë që para se të mbyllje pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Sampdoria ngushtoi rezultatin me Morten Thorsby, por nuk pati surpriza deri në fund.
Pas këtij suksesi Interi shkon në kuotën e 57 pikëve, 6 më pak se Juventusi i vendit të parë.
Në takimin tjetër të së dielës, Atalanta mundi me rezultatin 4-1 Sassuolon. Gjurmë në këtë sukses la dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, i cili shënoi golin e parë të takimit, që i hapi udhë suksesit të skuadrës nga Bergamo.
Ndeshja e radhës për Interin do të jetë kundër Sassuolos, ndërsa për Atalantën do të jetë kundër Lazios së vendit të dytë.
Lexoni gjithashtu:
La Liga, Real Madrid merr kryesimin pas ndalesës së Barcelonës kundër Sevillas
Premier League, Liverpool një hap larg titullit pavarësisht barazimit me Evertonin në derbi
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush