Dita botërore e muzikës, artistët kremtojnë festën e tingujve në një koncert të hapur
Pas një mungese disa mujore, artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit kanë dalë sërish para publikut për të kremtuar Ditën Botërore të Muzikës.
Ndonëse jo në rrethanat më të favorshme, festa e tingujve filloi me një program të zgjedhur, që parapriu shfaqjen në ekranin e madh, të koncertit “Të gjithë e duan Agim Krajkën”!
Përpara përformancës, 500 karrige ishin vendosur në sheshin Skënderbej, në distancë sigurie nga njëra tjetra dhe gjithashtu u shpërndanë maska për çdo pjesëmarrës në zbatim të protokollit të masave për parandalimin e Covid-19.
Mbrëmja u hap me një interpretim të solistes Dorina Selimaj nën shoqërinë e pianistes Ingrid Pulizo për të vijuar me kuartetin e harqeve dhe ansamblin popullor.
Më pas në orën 21:00, në ekranin e madh për 2 orë radhazi u shfaq koncertin Grand Gala “Të gjithë e duan Agim Krajkën”, me krijimet më të mira të mjeshtrit gjatë karrierës së tij 50 vjeçare.
Gjithë jetën artistike, Krajka ia dedikoi folklorit shqiptar, duke mos lënë vend pa eksploruar në muzikën shqiptare. Nderuar me titullin “Mjeshtër i madh” në muzikë, artisti orkestroi valle edhe kompozoi këngë, si “Lemza”; “Djaloshi dhe Shiu”; “Kënga e Gjyshes” apo “Kur këndoje ti”.
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush