Propozimi francez, Bechev: Mund të miratohet, por vështirë që të zbatohet
Ditët e fundit, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi është përfshirë nga protestat pas marrjes në konsideratë nga qeveria të propozimit francez për zgjidhjen e konfliktit me Bullgarinë.
Në një inervistë për emisionin e Këshillit të Atlantikut, BalkansDebrief nga gazetarja Ilva Tare, profesori i Oxfordit te Shkollës Globale dhe Fushave të Studimit, Dimitar Bechev u shpreh optimist se mund të sigurohen votat për të miratuar propozimin francez, por se do të jetë i vështirë për t’u zbatuar.
“Mendoj se do të arrihen votat për të miratuar propozimin francez, pavarësisht protestave të opozitës dhe të qytetarëve. Por, zbatimi i planit francez do të jetë i vështirë sepse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do t’i fillojnë negociatat pasi të miratohet propozimi.
Por në të vërtetë negociatat e vërteta nuk do të fillojnë deri sat ë ndryshohet Kushtetua që të përfshijë Bullgarët si një ndër komunitetet. Po te jesh një nacionalist maqedonas ndoshta do të të pëlqente ideja që Bullgarët janë në Kushtetutë, sepse do të thotë që janë të ndryshëm nga shumica maqedonase, edhe pse aktualisht cështja nuk është duke u diskutuar në këto terma në Shkup”, u shpreh ai.
Dimitar Bechev nuk përjashton edhe mundësinë e një qëverie teknike nisur nga një traditë e heshtur Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut.
LEXONI GJITHASHTU
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane