Ish-kryeministri i Japonisë përcillet në banesën e fundit më 12 korrik

9 Korrik 2022 | 12:40

Homazhe u zhvilluan në të gjithë vendin ndërsa japonezët dhe qeveritë në mbarë botën  shprehën pikëllim dhe solidaritet me Japoninë për humbjen e Shinzo Abe, i cili ishte lideri më jetëgjatë i Japonisë përpara se të largohej në vitin 2020 për arsye shëndetësore.

India dhe Nepali shpallin zi kombëtare njëditore në shenjë respekti. Funerali për ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe, i cili u qëllua për vdekje një ditë më parë  gjatë një fjalimi në fushatë, është caktuar të martën, më 12 korrik.

Një makinë që mbante trupin e Shinzo Abe të shtunën në mëngjes mbërriti në shtëpinë e ish-kryeministrit japonez.

Njerëzit qëndruan në radhë për të bërë nderime në vendin  ku Abe  u qëllua.

“Ai ka kontribuar dhe mund të kishte kontribuar shumë më tepër për vendin. Kjo do të jetë një humbje e madhe për Japoninë’ shprehet një qytetar.

Një tjetër banor theksoi se  është e pabesueshme të shohësh një sulm të tillë në një Japoni shumë të sigurt.

Josep Borell, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian  po ashtu shprehu solidaritetin e tij duke nënvizuar se të gjithë  ishin të gjithë të tronditur. ‘Abe ishte ministri më i gjatë i Japonisë, një mik i mirë i Evropës. Ai kontribuoi shumë në miqësinë midis Japonisë dhe Bashkimit Evropian,  në përparimin dhe stabilitetin e botës, tha Borrell.

Biden vizitoi ambasadorin japonez, duke nënshkruar në librin e ngushëllimeve. Ai shprehu keqardhje për ndarjen nga jeta të zyrtarit të lartë.

Një minutë heshtje në nder të tij do të mbahet edhe në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026