Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mblidhet të hënën për propozimin francez
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pritet të hapë të hënën dosjen e të ashtuquajturit propozimi francez, për heqjen e vetos së Bullgarisë dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Europian.
Takimi i të hënës do të jetë bashkërendues, sipas kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi.
Në të do të marrin pjesë krerët e grupeve parlamentare, si dhe zëvendëskryeministri për integrime europiane, Bojan Mariçiç, si përfaqësues i qeverisë.
Partia më e madhe e opozitës, VMRO–DPMNE ka kërkuar që qeveria të sjellë dokumentacionin e plotë të propozimit francez.
Prej disa ditësh, Maqedonia e Veriut është përfshirë nga protestat, ku më të dhunshmet kanë qenë në Shkup, me përplasje të protestuesve dhe forcave të policisë.
Protestuesit kërkojnë që qeveria maqedonase të refuzojë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim.
Sipas tyre, ky propozim bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën dhe as historinë maqedonase.
LEXONI GJITHASHTU
Gjykata Kushtetuese heq emrat shqiptarë të rrugëve në qytetin e Tetovës
Debate në Kuvendin e RMV për ligjin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat
Bullgaria kërkon më shumë kushte për Maqedoninë e Veriut në procesin e BE-së
- 22:36 Momente tensioni në Kaliforni, surfisti shpëton paq nga peshkaqeni (VIDEO)
- 22:30 Neymar do të mungojë në ndeshjen e dytë të Brazilit në Kupën e Botës, shkak dëmtimi në pulpë
- 22:27 Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin: Kushedi si do rrotullohej Mit’hat Frashëri kur të shikonte këta dy
- 22:19 Netanyahu i zemëruar, aleatët dhe mediat e tij sulmojnë Trumpin për marrëveshjen me Iranin
- 22:18 Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për të ruajtur vrullin
- 22:17 “Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat