Koncerte e ekspozita nga Shkodra në Himarë, aktivitetet kulturore të korrikut

10 Korrik 2022 | 12:05

Kushdo që ka nisur pushimet apo do të kalojë një pasdite ndryshe padyshim duhet të bëjë pjesë të axhendes edhe aktivitetet kulturore. Koncerte, shfaqje, ekspozita do të zhvillohen gjatë muajit korrik nga Shkodra në Himarë.

Për të gjithë ju që jeni në kryeqendrën e veriut, në Shkodër, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” do të gjeni ekspozitën e fotografes Jutta Benzenberg, e cila e rrëfen Shqipërinë nëpërmjet fotove dhe rrëfimet që ajo ka mbledhur.

Në Durrës po zhvillohet Festivali i 17-të i muzikës së Dhomës. Ashtu si në vitet e kaluar qëllimi është edhe promovimi i historisë së qytetit bregdetar. Grupe nga Austria, Gjermania, Italia do të performojnë në Muzeun Arkeologjik të Durrës si dhe në Kepin e Rodonit.

Violinisti virtuoz Olen Çezari, më datë 16 do të ngrejë siparin e festivalit në kalanë e Porto Palermos i cili do të mbyllet me 31 korrik dhe do të sjellë artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj.

Ndërsa në Korçë, sopranoja Inva Mula nga data 29 orrik nis edicionin e përvitshëm të Mik Festival. Deri më 31 korrik jo vetëm qytetarët korçarë, por edhe vizitorët do të mund të shijojnë net muzikore me artistë të mirënjohur.

Nga Tirana në Korçë do të zhvendoset “Gjon Mili Jazz& blues Festival i cili synon të promovojë figurën e Gjon Milit, si një urë lidhëse mes fotografisë dhe historisë botërore të muzikës Jazz dhe Blues. Me 15 dhe 16 Korrik do të performojnë 6 grupe muzikore.

Në këtë korrik në kryeqytet kemi edhe aktivitete kushtuar kinematografisë shqiptare. Në kinemanë e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit vijon programi “@KINOJonë”, me shfaqjen e filmave sipas preferencave të publikut.

Në Pogradec veç shfaqjes “Vallja e yjeve” një ndërthurje mes muzikës me veprat më të njohura të poetit lirik pogradecar Lasgush Poradeci do të mbahet dhe nata e leximit kushtuar poetit Lasgush Poradeci.

Më 18 korrik, Muzeu Kombëtar i Kosovës do sjellë ekspozitë arkeologjike në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026