VIDEO | Leklerk fiton garën në Austri, parakalon tre herë Vershtapen

10 Korrik 2022 | 17:30

Çarls Leklerk është fituesi i Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1. Monegasku arriti të dalë në krye të garës duke lënë pas kampionin e botës në fuqi, Maks Vershtapen.

Një garë e dueluar deri në fund mes dy pretendentëve për titullin kampion, ku piloti i Ferrarit parakaloi plot tre herë holandezin e Red Bull.

Një paraqitje mjaft e mirë për 7 herë kampionin e botës, Ljuis Hemilton i cili plotëson podiumin me vendin e tretë, ndihmuar edhe nga dalja e Karlos Sainz.

Ferrari i tij pati probleme me motorin dhe makina mori flakë, duke u detyruar të tërhiqet nga gara.

Renditjen e pilotëve vazhdon ta kryesojë Maks Vershtapen me 208 pikë, ndërsa ndiqet nga Leklerk me 170 pikë. Për sa i përket konstruktorëve, Red Bull qëndron në krye me 359 pikë, ndërsa Ferrari e ndjek me 303 pikë.

Një arritje e mirë ishte për djalin e Mikael Shumaker, Mik i cili u shpall piloti i ditës pasi u rendit në vendin e gjashtë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026