Mungojnë peshkatarët vendas, zëvendësohen me të huaj
Peshkimi është një ndër sektorët më të formalizuar në vend, prej të cilit Shqipëria eksporton rreth 130 milionë euro në vit.
Në një intervistë për Euronews Albania, zëvendës ministri i Bujqësisë, Roland Kristo u shpreh se një nga problemet qe hasin kompanitë sot, është mungesa e punonjësve vendas, që po zëvendësohen nga peshkatare të huaj, kryesisht egjiptianë dhe turq.
“Në këtë periudhë, një nga problemet kryesore ka të bëjë me mungesën e personelit. Ka shumë pak dëshirë për të punuar në peshkimin detar, ka mungesë peshkatarësh. Një numër i madh peshkatarësh, sidomos në Durrës dhe Vlorë janë zëvendësuar me peshkatarë të huaj.
Fillohet që te peshkatarët më të thjeshtë që janë egjiptianë, e deri te më të kualifikuarit që mund të jenë po egjiptianë, turq, italianë apo francezë. Shqiptarët nuk preferojnë të merren me këtë lloj aktiviteti”, theksoi Kristo.
Ai nënvizoi se produktet kyesore që shkojnë për eskport janë prodhimet e akuakulturës, peshk kocë dhe levreku.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta