Sekretarja e Jashtme britanike, në garë për të zëvendësuar Boris Johnson

11 Korrik 2022 | 07:18

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss i është bashkuar garës për të zëvendësuar Boris Johnson në krye të Partisë Konservatore.

Ajo u shpreh se do të luftonte zgjedhjet si konservatore dhe do të qeveriste si konservatore.

Komiteti i deputetëve konservatorë, njohur si Komiteti i 1922-shit do të mblidhet këtë të hënë për të vendosur se kur do të zhvillohen zgjedhjet dhe përcaktuar rregullat e garës, shkruan BBC.

Procesi do të zhvillohet me dy faza, ku në fazën e parë do të përzgjidhen dy kandidatët më të votuar, e më pas do të shpallet fituesi.

Aktualisht, janë 11 kandidatë të cilët pretendojnë marrjen e postit të kryetarit të Partisë Konservatore, pas dorëheqjes së Boris Johnson.

Ai do të qëndrojë në krye të qeverisë britanike deri në kohën kur konservatorët të zgjedhin pasuesin e tij.

Dorëheqjet e Johnson dhe ministrave erdhën pas një sërë skandalesh që përfshinë kabinetin qeveritar duke nisur me festat gjatë izolimit të pandemisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026