Meta refuzoi ta dekretonte si ministër, Cakaj: Kam folur kundër shkëmbimit territorial të Kosovës
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj tha në “Ilva Now” se qëndrimi i Shqipërisë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë bazohet në dy shtylla kryesore, të cilat janë njohja e pavarësisë dhe çelja e rrugës së anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Dua të theksoj se qëndrim ynë karshi dialogut ka qenë i qartë dhe shpjegohet në dy shtylla kryesore. Shtylla e parë ka qenë që dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me një marrëveshje të qartë, ku nuk ka hapësirë për interpretim nëse Serbia e ka njohur apo jo Kosovën. Parimi i parë është njohja e Kosovës nga Serbia, dhe shtylla e dytë është që marrëveshja duhet të garantojë një perspektivë evropiane, që të çelë rrugëtimin drejt BE dhe organizatave ndërkombëtare që janë strategjike për Kosovën. Roli i SHBA është i pazëvendësueshëm në këtë proces dhe ne mbështesim rolin e SHBA, por edhe të Bashkimit Europian, sepse jo vetëm Kosova, por edhe shqiptarët kanë përfituar nga marrëdhënia e ngushtë e SHBA dhe BE dhe asnjëherë nuk kanë pasur një bilanc negativ kur kjo marrëdhënie ka qenë e qëndrueshme”, u shpreh Cakaj.
Duke folur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Cakaj paralajmëroi takime të nivelit të lartë, ku tha se nuk do të mungojë shpalosja e qëndrimit të Shqipërisë për agjendat që janë sot aktuale në Ballkanin Perëndimor.
“Natyrisht Shqipëria dhe SHBA kanë një marrëdhënie të ngushtë, por realisht SHBA për Shqipërinë janë referencë diplomatike dhe strategjike dhe unë jam këtu për të zhvilluar një sërë vizitash të nivelit të lartë më përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, Kongresit dhe Senatit, dhe kam edhe agjendën time e cila do të bëhet publike shumë shpejt. Unë jam i hapur të diskutoj për rajonin dhe natyrisht duke pasur parasysh edhe procese që po vijnë edhe do të shpreh qëndrimet e Republikës së Shqipërisë karshi të gjitha çështjeve që rëndojnë hë për hë në agjendën e Ballkanit perëndimori”, tha ai.
I pyetur rreth qëndrimit në lidhje me shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, z. Cakaj u shpreh se Shqipëria nuk e mbështet një tezë të tillë, e cila siç tha ai nuk ekziston por se është përdorur për qëllime elektorale në Kosovë dhe në Shqipëri.
“Çështja e shkëmbimit të territoreve është një çështje që është abuzuar më tepër për qëllime ditore elektorale se sa ka qenë një temë ku Shqipëria të ketë pasur një rol përmbajtësor. Shqipëria nuk është pjesë e grupit negociator që do të udhëtojë në Uashington. Shqipëria nuk është një nënshkruese e mundshme e asaj marrëveshjeje. Ne kemi pasur një qëndrim të qartë që për Shqipërinë çdo dëmtim territorial i Kosovës është i papranueshëm dhe kjo ka qenë politikë zyrtare e Shqipërisë. Ne kemi sot përfaqësuesin e Trump, Grenell dhe del e thotë se nuk po diskutohet për shkëmbim territoresh”, shtoi Cakaj.
Drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare e pyeti z. Cakaj se si do t’i komentonte veprimet e presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili nuk e dekretoi si ministër të Punëve të Jashtme, me argumentin se ai mbështeste idenë e shkëmbimit të territorit mes Kosovës dhe Serbisë, diplomati shqiptar dhe këtë përgjigje: “Për çështjen e presidenti unë nuk dua të flas, sepse ai është Presidenti i Republikës dhe ka qenë pjesë e korrektësisë time që mos t’i përgjigjem asnjë akuze apo intrige që ka qarkulluar me emrin tim. Të gjithë ata që flasin për mua, kanë shumë mëkate prapa vetes dhe sikur të kishte pasuar ndonjë të vërtetë rreth personalitetit tim, me siguri ata do ta kishin shpalosur. Unë në Shqipëri kur kam ardhur kam pasur një intervistë dhe kam folur kundër këmbimeve territoriale dhe kundër ndarjes së Kosovës. Ndaj për ata që kanë dashur t’i dinë qëndrimet e mia, intervistat janë publike, dhe nuk kanë fare arsye të lodhen dhe unë ua jap të gjithë deklaratat e mia kundër asaj pune. Ata nuk e duan të vërtetën. Ata duan të ushqehen me thashetheme dhe intriga”, tha ai.
Ministri në detyrë i Evropës dhe Punëve të Jashtme ftoi këdo që të lërë mënjanë spekulimet për ndarjen e Kosovës. Z. Cakaj tha se as ai dhe as kryeministri Edi Rama nuk i përkasin llojit të atyre shqiptarëve që punojnë kundër interesave të kombit.
“Të lihen anash çështjet e territoreve dhe spekulimet të tjera për Kosovën, se as unë dhe as kryeministri i Republikës së Shqipërisë nuk i takojnë llojit të shqiptarëve që e dëmtojnë vendin e vet, përkundrazi. Për ata që kanë sy në ballë dhe mend në kokë, këtë e dinë. Është e rëndësishme që këtë radhë t’i besojmë SHBA dhe Bashkimit Europian, sepse falë këtij partneritetit edhe Kosova është bërë shtet edhe shqiptarët janë më të fortë se kurrë”, përfundoi Cakaj.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush