Premier League, Manchester City fiton bindshëm dhe i shtyn festën e titullit Liverpoolit
Manchester City mposhti 5-0 skuadrën e Burnley-it mbrëmjen e së hënës duke bërë që Liverpooli të shtyjë të paktën edhe me disa ditë festën e shpalljes kampion.
Në Etihad Stadium ndeshja u zhbllokua nga talenti anglez Phil Foden që në minutën 22’-të. Më pas dy gola u shënuan në fund të pjesës së parë nga algjeriani Mahrez.
Me shifrat 3-0, loja ishte praktikisht e mbyllur, mirëpo në pjesën e dytë City gjeti vend edhe për dy realizime të tjera, të cilat mbajtën për autorësi David Silvan dhe sërish Fodenin.
Për blutë e Guardiolës, kjo ishte fitorja e 20-të për këtë sezon – 7 më pak se Liverpooli, – çka e mban City-in në vendin e dytë në kampionat me 63 pikë, 20 më pak se të kuqtë e Jurgen Klopp.
Kur kanë mbetur edhe 8 ndeshje pa luajtur, situata duket vështirë për t’u përmbysur.
Liverpooli, 18 herë kampion Anglie, nuk fiton kampionatin prej rreth 30 vitesh, ndërsa City 6 herë kampione e fitoi atë vitin që shkoi me një duel të jashtëzakonshëm me të kuqtë e Klopp.
Skuadrat e mbyllën me diferencë vetëm 1 pikë, 98 City, 97 Liverpooli, çka ishte rekord historik për futbollin anglez, pasi kurrë më parë skuadra e vendit të dytë nuk kishte marrë kaq shumë pikë.
Lexoni gjithashtu:
Serie-A, Juventus rikthehet te suksesi, Ronaldo e Dybala vendosin fatin e bardhezinjve në Bologna
Premier League, Liverpool një hap larg titullit pavarësisht barazimit me Evertonin në derbi
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në