Çfarë të konsumojmë në verë? Ushqimet që këshillojnë nutricionistët

12 Korrik 2022 | 16:19

Temperaturat e larta shtojnë nevojën e trupit për më shumë lëngje. Veçanërisht të moshuarit, fëmijët, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna duhet të mos neglizhojnë këshillat.

“Lëngje sa më shumë, kur themi lëngje kryesisht ujë, fruta të cilat mund ti hamë në formën e tyre origjinale, nuk është nevoja ti kthejmë në lëngje. Uji rekomandohet të merret në temperaturë ambienti që ne të marrim sasinë që organizmi ka nevojë, sepse nëse pimë gjithmonë ujë apo pije të ftohta atëherë në marrim një sasi të vogël sepse organizmi vetë ta frenon marrjen e tyre”, u shpreh Albana Daka, nutricioniste.

Ushqimet nuk duhen konsumuar as shumë të ngrohta e as shumë të ftohta. Duhen shmangur ushqimet e shpejta dhe ato të konservuara .

“Kanë sasi të shtuar kripe dhe sheqeri, e cila rrit akoma më shumë nevojën e organizmit për lëngje dhe rrit dehidrimin e organizmit. Ashtu siç është organizmi në stres nga temperaturat e larta ashtu është edhe sistemi tretës, prandaj edhe sistemin tretës duhet ta trajtojmë mirë duke i dhënë ushqime sa më të thjeshta gjatë muajve të verës. Ushqimet duhet të dominohet nga perimet dhe frutat”, tha ajo më tej.

Javën e ardhshme pritet që i nxehti i Spanjës të vijë drejt lindjes duke përfshirë Mesdheun me temperatura që mund të kalojnë edhe mbi 40 gradë Celsius, prandaj shtohet dhe nevoja për t’i ndjekur këto këshilla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026