Imazhi i ri nga teleskopi Webb tregon se ku lindin yjet
NASA publikoi të martën të gjitha imazhet e mbledhura nga teleskopi hapësinor “James Webb”. Një ditë pas prezantimit të një fotoje nga presidenti amerikan Joe Biden ishte radha e pamjeve spektakolare të dy mjegullnajave, që ilustrojnë ciklin jetësor të yjeve; si dhe të një ekzoplaneti dhe një grupimi galaksish.
Tre agjencitë hapësinore që morën pjesë në projekt, amerikania NASA, evropiania ESA dhe kanadezja CAS e kanë cilësuar realizimin e fotove një sukses.
“Teleskopi po bën atë që ne shpresonim, misionin që ëndërronim 30 vjet më parë e ku unë jam përfshirë prej 24 vitesh. Pikërisht këtë synonim dhe sërish arritja është surprizuese. Uroj që të gjithë t’i pëlqejnë pamjet e para të realizuara përmes këtij operacioni”,” – tha Mark McCaughrean nga Agjencia Hapësinore Evropiane.
Kurrë më parë universi nuk është vëzhguar nga kaq afër dhe me këto ngjyra. Mjegullnajat, galaksitë e gëlltitura nga vrimat e zeza, unazat ndëryjore dhe ato të gazit dhe pluhurit janë vetëm një copëz e asaj që do të vijë.
“Këto janë vetëm fotot e para të asaj që do të vijë. Tani, dyert e universit do të hapen dhe çdo ditë që kalon ne do të kemi më shumë të dhëna. Ndaj, deri në Krishtlindje do të kemi 30 herë më shumë të dhëna nga sa po publikojmë sot,” – sqaroi McCaughrean.
Teleskopi “James Webb” u nis drejt hapësirës nga një raketë e Agjencisë Hapësinore Evropiane e llojit “Ariane 5” më 25 dhjetor të vitit 2021. Ai është më i madhi dhe më i fuqishmi i lëshuar ndonjëherë, ka kushtuar mbi 10 miliardë dollarë dhe i ka krijuar njerëzimit mundësinë të vëzhgojë evolucionin e kozmosit në 13.8 miliardë vjet

LEXONI GJITHASHTU:
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut