‘Nxiti protestuesit’, të tjera dëshmi kundër Trump për sulmin në Capitol Hill

13 Korrik 2022 | 09:55

Në ditën e shtatë të seancave dëgjimore për sulmin e 6 janarit në Capitol Hill, janë paraqitur të tjera dëshmi të cilat tregojnë se ish-presidenti Donald Trump ka inkurajuar qëllimisht grupet e ekstremit të djathtë që të marshojnë në Kapitol, në përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të fituara nga Joe Biden.

Dëshmia e re nga ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Eric Herschmann plotësoi detajet e asaj që u përshkrua si një takim i turbullt dhjetori midis Trump dhe këshilltarëve që hodhën teoritë e konspiracionit rreth zgjedhjeve.

“Flynn më bërtiti se isha një dështak  vazhdoi të ngrihej në këmbë dhe nisi të  më bërtiste.  Unë iu ktheva. Ne debatuam”, u shpreh Eric Herschmann, ish-këshilltar i Shtëpisë së Bardhë

Në përpjekje për të krijuar një lidhje midis grupeve ekstremiste Oath Keepers, Proud Boys dhe bashkëpunëtorëve të Donald Trump, anëtarët e grupit u pyetën pse kishin shkuar për të marshuar në Kapitol.

“Ju e njihni presidentin, ai i nervozoi të gjithë. U tha të gjithëve të shkonin poshtë. Kështu që ne ndoqëm ata,” dëshmoi  Stephen Ayres, protestues në Capitol.

“Unë mendoj se ne duhet të heqim dorë nga loja fjalëve dhe duhet të themi  të vërtetat. Dhe ajo që do të ndodhte  ishte një revolucion i armatosur, njerëz vdiqën atë ditë, u shpreh Jason Van Tatenhove, ish zëdhënës i Oath Keepers.

Komiteti i Hetimit  pretendon se ka lidhje të detajuara midis aleatëve kryesorë të Trump dhe ekstremistëve të së djathtës ekstreme . Trump dhe mbështetësit e tij – duke përfshirë shumë republikanë në Kongres, e hedhin poshtë komisionin e 6 janarit duke e cilësuar  si një gjueti politike.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026