Gjobitet kryeministri bullgar, theu rregullin që kishte vendosur vetë

24 Qershor 2020 | 05:30

Kryeministri i Bullgarisë Boiko Borissov do të gjobitet pasi ka hyrë pa maskë në një kishë të vendit.

Sipas rregullave të vendosura nga qeveria e tij, Borissov, stafi shoqërues dhe disa gazetarë do të përballen me gjobë deri në 150 €.

Përdorimi i detyrueshëm i maskave  në hapësirat publike u rikthye të martën në Bullgari për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus.

Drejtuesi konservator 61-vjeçar nuk ka pranuar të mbajë maskë që nga fillimi i pandemisë. Bullgaria, e cila kishte vendosur një masë kontrolli që në 8 mars, është  një nga vendet evropiane më pak të prekura nga pandemia.

Sidoqoftë, me heqjen e shpejtë të kufizimeve në fund të majit, kohët e fundit ka pasur një mesatare prej më shumë se 100 infeksione të reja në ditë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026