COVID-19, Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar paralajmërojnë për rrezikun real të valës së dytë
Shkencëtarët më të njohur në Mbretërinë e Bashkuar kanë shkruar një letër të hapur drejtuar krerëve të partive politike duke kërkuar një pasqyrë të plotë të gjendjes për të kuptuar se sa i gatshëm është vendi të përballet me një valë të dytë të infeksionit nga COVID-19.
Në letrën e botuar në ‘British Medical Journal’, ata thonë se vatrat lokale të infeksionit janë gjithnjë e më shumë të mundshme dhe një valë e dytë është tashmë një rrezik real.
Paralajmërimi vjen në një kohë që kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi një lehtësim të mëtejshëm të kufizimeve në Angli nga 4 korriku. Baret, restorantet, kinematë dhe parukeritë do të rihapen, dhe rregulli i distancës sociale prej 2 metrash do të zëvendësohet me një 1 metër.
Skocia, Uellsi dhe Irlanda Veriore duhet të vazhdojnë të mbajnë rregullin e distancimit fizik prej 2 metrash për momentin.
Shkencëtarët përsërisin thirrjen për rishikim për të krijuar një “qasje jo-partizane, katër kombëshe” për të dhënë rekomandime për veprim.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet