Raporti për sundimin e ligjit, KE: Polonia dhe Hungaria hapa prapa
Polonia dhe Hungaria janë sërish në fokusin e BE lidhur me sundimin e ligjit. Sipas raportit vjetor të Komisionit Evropian, dy vendet po dështojnë në adresimin e shqetësimeve që kanë të bëjnë me gjendjen e demokracive të tyre.
Në rastin e Polonisë, situata nuk po përmirësohet. Varshava zyrtare po përballet me një gjobë prej 1 milion eurosh në ditë, e vendosur nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë për mungesën e pavarësisë së gjyqësorit të saj. Shuma e akumuluar ka arritur në 300 milionë euro.
“Ne vazhdojmë t’iu kërkojmë të paguajnë gjobën, por qëllimi ynë nuk është gjoba. Qëllimi është përmbushja e kërkesave të Gjykatës së Drejtësisë, që çon tek ndërprerja e procedurës,” – tha Didier Reynders, komisioneri i BE për Drejtësinë.
Por gjobat në vetëvete nuk e ndryshojnë situatën në një plan afatgjatë. KE aprovoi së fundmi planin e rimëkëmbjes të post pandemisë për Poloninë, me vlerë 35.6 miliardë euro, në përpjekje për ta bindur vendin të zgjidhë problemin. Por Brukseli thotë se shumica e akuzave mbeten, ndaj dhe Unioni nuk i ka lëvruar paratë.
“Përsa kohë paratë do të mbahen, nuk do të ketë asnjë stimul që këto qeveri të ndryshojnë. Por në rastin e Polonisë shtrohen disa pyetje politike. A meriton ajo më shumë mbështetje për shkak të asaj që po bën për Ukrainën? A është e rëndësishme që Polonia të mbahet një vend i qëndrueshëm për hir të pozicionit strategjik? Këto janë pyetje legjitime nga një këndvështrim politik, që Komisioni mund ta marrë në konsideratë. Por kjo do të thotë se zbatimi i rendit dhe ligjit do të vijojë të vuajë,” – u shpreh analisti Garvan Walshe.
Hungaria është vendi tjetër i BE që kritikohet në raport. Korrupsioni, mungesa e lirisë së medias dhe pushteti i tepruar i qeverisë së Viktor Orban mbeten shqetësimet kryesore në Bruksel.
Por Budapesti zyrtar, që s’ka shpresë të sigurojë ndihmën prej 7.2 miliardë eurosh post pandemisë, ka nisur të ndjejë mungesën e fondeve të BE-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live
Kriza klimatike, thatësira ekstreme godet Evropën
Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
- 08:35 Seanca e fundit plenare e sesionit parlamentar, rendi i ditës. Qytetarët protestë para Kuvendit
- 08:26 Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona
- 08:24 Rusia kufizon transportin detar gjatë natës në portin e saj më të madh të mallrave pas sulmeve me dronë ukrainasë
- 08:16 Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live
- 08:11 Një front i ri po hapet në luftën e Iranit, nafta përballet edhe me bllokadën e ngushticës Bab al-Mandeb
- 08:10 Sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA-s në Gjirin Persik, SHBA heton përfshirjen e mundshme të Rusisë