La Liga, Barcelona fiton minimalisht ndaj Bilbaos dhe rimerr përkohësisht kryesimin

24 Qershor 2020 | 06:42

Barcelona e ka lënë pas hapin fals me Sevillan duke u rikthyer tek fitorja në javën e 31-të të kampionatit spanjoll. Katalanasit mundën minimalisht 1-0 skuadrën e Athletic Bilbaos, duke rimarrë përkohësisht vendin e parë në klasifikim.

Për të realizuar me anë të Ivan Rakitic Barcelonës iu desh të priste pjesën e dytë.

Kroati shënoi golin e vetëm të takimit, pas një pasimi prej Messit.

Vëmendja tashmë është nga Reali i Madridit që të mërkurën në mbrëmje do të kërkojë të rimarrë kryesimin në përballjen me Mallorkën. 

Sukses ka arritur dhe Atletico de Madridid, që mundi 1-0 Levanten në transfertë.

Madrilenët kaluan në avantazh që në pjesën e parë falë një autogoli, duke konsoliduar pozitën e tyre në vendin e tretë të klasifikimit.

Në takimin tjetër të së martës Valladolid barazoi 1-1 me Getafen.

Barcelona mban përkohësisht kryesimin e kampionatit me 68 pikë, 3 më shumë se Reali që ka një ndeshje më pak.

Interesante duket edhe loja e hapur për një vend në kupat e Evropës, ku Sevilla, Getafe, Villarreal, Real Sociedad dhe Valencia, janë ndër kandidatët kryesorë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026