Përhapen zjarrët në Evropë, digjen mijëra hektarë tokë në Portugali e Francë
Vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer në shumë rajone portugeze po rrezikojnë qendrat e banuara. Në Periferi të Lisbonës, zjarrfikësit nuk mundën të kontrollonin flakët duke detyruar banorët të evakuohen nga zonat urbane.
Më shumë se 300 zjarrfikës janë të terren. Zjarret në Palmela kanë lënduar të paktën 5 persona e vijojnë të kërcënojnë banesat.
Zjarri që nisi më 11 korrik në qytetin e Las Mestas në rajonin e Extremadura është përhapur. Më shumë se 4 mijë hektarë tokë janë djegur deri më tani dhe flakët janë jashtë kontrollit.
Autoritetet lokale bëjnë me dije se 200 anëtarë të forcave ushtarake të emergjencave janë në terren si dhe po ndihmohen nga nëntë njësi ajore dhe 8 buldozerë. Nga nisja e zjarreve, rreth 400 persona janë evakuuar.
Franca po ashtu është përfshirë nga zjarret. Në rajonin e Gironde janë djegur më shumë se 1 mijë hektarë tokë, zjarret kanë përfshirë edhe zona të tjera pyjore. Ishte apokaliptike, u shpreh kryetari i bashkisë duke theksuar se flakët ishin të fuqishme.
Edhe autoritetet në Kroaci po hasen në vështirësi. Zjarri në rajonet Zaton dhe Raslinë përfshiu rreth 20 shtëpi. Zjarri ishte aq i fuqishëm sa hiri dhe tymi mbuluan plotësisht qiellin.
Rreth 150 zjarrfikës dhe forca ajrore u angazhuan në shuarjen e zjarrit, autoritetet në të gjithë vendin janë në gatishmëri pasi për shkak të temperaturave të larta rreziqet për zjarre janë edhe më të mëdha.
LEXONI GJITHASHTU
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona