Kupa e Shqipërisë, Teuta-Vllaznia dhe Skënderbeu-Bylis takimet më interesante të çerekfinaleve
Të mërkurën, ora 16:30, përcaktohen skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Vëmendja do të jetë në Durrës dhe në Korçë ku çështja e kualifikimit mbetet ende e hapur.
Pas barazimit 2-2 në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës, Teuta pret Vllazninë në “Niko Dovana” të Durrësit, në një takim mjaft interesant.
Të ashtuquajturit “Djemtë e detit” e kanë deklaruar objektiv Kupën e Shqipërisë, ndërsa shkodranët në krahun tjetër e shohin si mundësi për të shpëtuar sezonin.
Në Korçë Skënderbeu synon përmbysjen e rezultatit ndaj Bylist, që në Ballsh fitoi 1-0 dy javë më parë.
Korçarët kanë treguar se në shtëpinë e tyre janë skuadër më e mbledhur dhe është mjaft e vështirë që për këdo që të marrë rezultat.
Kukësi në anën tjetër duhet të menaxhojë rezultatin e ndeshjes së parë në “Elbasan Arena” ku do të presë Apoloninë.
Verilindorët kanë fituar 2-1 takimin e parë në Fier.
Ndërkohë pritet të jetë vetëm formalitet kualifikimi për Tiranën, që do të vizitojë Lezhën. Bardheblutë kanë fituar 5-1 në sfidën e parë në kryeqytet dhe trajneri Emanuel Egbo me shumë gjasa do u japë hapësira lojtarëve që kanë pasur pak mundësi deri më tani.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës