Nga dorëheqja e Draghit te zjarret në Shqipëri, 5 ngjarje kryesore

14 Korrik 2022 | 22:37
  • Jep dorëheqjen Mario Draghi

Kryeministri italian Mario Draghi ka dhënë dorëheqjen.

Ai njoftoi pasditen e së enjtes vendimin që u mor pas një takimi kokë më kokë me presidentin e vendit, Sergio Mattarella.

Lexoni për më shumë: Jep dorëheqjen Mario Draghi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta
  • Rrëzohet dekreti për Butrintin, Meta kundër marrëveshjes për menaxhimin privat

Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Në votim morën pjesë 101 deputëtë, 72 prej të cilëve votuan kundër, 27 pro dhe 2 abstenuan.

Lexoni për më shumë: Rrëzohet dekreti për Butrintin, Meta kundër marrëveshjes për menaxhimin privat

Protestues në Shkup
  • Policia e RMV-së arreston 10 protestues

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 10 protestues të cilët kanë hedhur sende të forta drejt policisë dhe Parlamentit.

Gjatë periudhës së diskutimit për propozimin francez në Parlament, protestuesit kanë hedhur letër tualeti, vezë e ngjyrë në drejtim të policëve.

Lexoni për më shumë: Policia e RMV-së arreston 10 protestues

Edi Rama dhe Oliver Varhelyi
  • Varhelyi për negociatat: Javën tjetër presim vendimin

Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi tha se javën e ardhshme do të kemi vendimin për negociatat.

“Jam me shpresë se në ditët e pakta do kemi lajmin e mirë. Dhe në javën e ardhshme do kemi vendimin që kemi kaq kohë që e presim,” – u shpreh diplomati.

Lexoni për më shumë: Varhelyi për negociatat: Javën tjetër presim vendimin

  • Digjen pemët frutore në kodrat e Vajkanit, në rrezik banesat dhe kisha

Një zjarr i papritur ka përfshirë kodrat e Vajkanit në Fier. Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë.

Zjarri është shtrirë në një territor të gjerë, ndërsa rrezikohen të digjen ullishte dhe pemë frutore. Flakët janë përhapur në një zonë ku ka banesa, ndërsa pranë është edhe kisha e Vajkanit.

Lexoni për më shumë: Digjen pemët frutore në kodrat e Vajkanit, në rrezik banesat dhe kisha

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026