Festivali që nisi në Sarajevë vijon misionin e tij në Itali

15 Korrik 2022 | 12:27

Muzika është  një shkëndijë e cila mund të rindezë dialogun e të krijojë një shpresë të re.

Nga Sarajeva në vitet 90, gjatë luftës në Bosnje, në Bejrut, Jeruzalem, Neë York rrugët drejt miqësisë të rrënjosura nga festivali i Ravenës  janë ndjekur nga ata që kërkojnë të sjellin paqe e qetësi aty ku është e nevojshme.

Dirigjenti me famë botërore Riçardo Muti është në qendër të këtij projekti dhe është i bindur se bukuria mund ta shpëtojë botën.

 “Forma pulchritudinis est unitas, do të thotë se forma e bukurisë është bashkimi, vëllazëria, harmonia. Mendoj se ky përkufizim i jashtëzakonshëm i Shën Agustinit është përmbledhja perfekte që shpjegon udhëtimet tona,” – u shpreh dirigjenti.

Disa e shohin artin thjesht një formë argëtimi,  por shumë të tjerë mendojnë se është më shumë se kaq.

 “Nuk është aspak thjesht argëtim, sepse duke i lehtësuar dhe ngushëlluar zemrat, mendoj se mund të bëjmë diçka. Unë jam një artiste dhe nuk kam fuqi apo mundësi të bëj diçka tjetër përveç kësaj,” – u shpreh Arianna Vendittelli, një këngëtare në opera.

Gjithçka nisi në Sarajevë në vitin 1997 dhe pas 25 vitesh rrugët e miqësisë  kanë sjellë  art dhe muzikë sheshin e mrekullueshëm të Loreto-s, pranë faltores më të rëndësishme në Itali kushtuar Virgjëreshës Mari.

Këtë vit, në koncertet në Lourdes të Francës dhe Loreto të Italisë, kori përbëhet nga artistë italianë dhe ukrainas, një mesazh i mëtejshëm paqeje.

 “Edhe pse ka  luftë në Ukrainë, jam shumë i lumtur që do  kthehem në shtëpi dhe ta rishoh përsëri. Sapo të kthehemi në atdhe, do të vazhdojmë të punojmë, si gjithë ukrainasit e tjerë, për një kauzë të përbashkët dhe do ta bëjmë këtë përmes artit dhe kulturës,” – u shpreh Bogdan Plish, drejtor i korit të Teatrit Kombëtar të Operës në Ukrainë.

Ndër pjesët e muzikës klasike të luajtura nga orkestra e drejtuar nga Riçardo Muti,  është “Ave Verum Corpus” i Mozartit.

 “Besoj se kjo vepër e shkurtër e Mozartit përfaqëson një intuitë të palimitë , metafizike. Në këto nota muzikore të gjithë ata që janë besimtarë, të çdo feje, por  edhe ata që nuk besojnë, mund të gjejnë një mesazh të madh qetësie,” – tha Muti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026