Akuzat për Thaçin dhe Veselin, kreu i Veteranëve të UÇK Hysni Gucati: Kjo gjykatë është raciste
Aktakuzat e Prokurorisë Speciale të ngritura për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreun e PDK Kadri Veseli ka shkaktuar befasi të madhe në Kosovë, por jo vetëm. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, tha për Euronews Albania se këto akuza janë qartësisht politike dhe kanë për qëllim të njollosin veprimtarinë e UÇK-së.
“Ne si organizatë e veteranëve të luftës të UÇK kemi reaguar me kohë për formmimin e kësaj Gjykate Speciale Ndërkombëtare, që s’ka qenë nevoja të formohet fare, dhe kjo gjykatë na është kthyer në bumerang, sidomos krerëve të UÇK. Ne sot papritmas kemi marrë një lajm bombastik për akuzat ndaj zotit Thaçi dhe Veseli. Mendoj se kjo aktakuzë që është ngritur sot pikërisht në këto momente, ku zoti Thaçi do të udhëtonte drejt SHBA për bisedimet, për ne është e papranueshme dhe kryekëput politike”, tha ai.
Në lidhje me pretendimin e Prokurorisë Speciale se Thaçi dhe Veseli kanë punuar për frenimin e punës së kësaj gjykate, z. Gucati tha se kjo është e pavërtetë.
“Unë nuk e besoj se Thaçi dhe Veseli kanë punuar në këtë drejtim për shfuqizimin e kësaj gjykate, kur zoti Thaçi ka qenë iniciator i kësaj gjykate që është formuar bashkë me LDK, kur ishin në koalicion. Kjo është një thënie e pavërtetë. Unë mendoj se Gjykata Speciale po minon dialogun Kosovë-Serbi. Unë mendoj se këto janë të fabrikuara. Nuk mendoj se asnjë pjesëtar i UÇK, që ta ketë atë mundësi që të vrasë mbi 100 persona. Besoj se këto akuza janë ngritur me qëllime politike. Kjo gjykatë është raciste. Kjo gjykatë është e njëanshme, është vetëm ndaj UÇK dhe jo ndaj etnive të ndryshme. Ne si organizatë e dënojmë ashpër. Kjo është e papranueshme”, tha ai.
Duke komentuar këtë aktakuzë, juristi Tomë Gashi u shpreh në ”llva Now” se Gjykata Speciale është kundër interesit shqiptar. Ai tha se pas akuzave, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet të japë dorëheqjen dhe të provojë pafajësinë e tij para kësaj gjykate.
“Publikimi emrave të të akuzuarve, sipas meje është e qëllimshme. Gjykata Speciale është gjykatë raciste dhe është kundër shqiptarëve. Në këtë aktakuzë kemi dhe 9 pjesëtarë të tjerë të akuzuar, por emrat e tyre nuk i dimë sepse nuk janë bërë publike”, theksoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Prokuroria Speciale e Kosovës akuzon Thaçin dhe Veselin si përgjegjës për 100 vrasje
Akuzat ndaj Thaçit për krime lufte, Meta: Besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së
Hashim Thaçi anulon pjesëmarrjen në takimin për dialogun në Shtëpinë e Bardhë
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq