Blinken dhe Scholz përshëndesin votimin e propozimit francez

16 Korrik 2022 | 18:29

Votimi pro i propozimit francez në parlamentin maqedonas, i ka hapur rrugë nisjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Reagime ka pasur nga liderët politikë të vendit dhe politika ndërkombëtare.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken përshëndeti vendimin, ndërsa pohoi se i njohin kompromiset e vështira që kanë sjellë deri në këtë pikë.

“Ky vendim vjen në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe Evropën. Një Bashkimi Evropian që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë më i fortë dhe më i begatë,” – thuhej në deklaratën e tij ku bëhej thirrje të punohet me vrull në hapat e ardhshëm.

Kancelari gjerman Olaf Scholz iu drejtua Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duke siguruar dy vendet se i duan si pjesë të Bashkimit Europian.

Ai premtoi se do të jenë pranë gjatë gjithë rrugës ndërsa përgëzoi votën e parlamentit maqedonas.

Oliver Varhelyi dhe Ursula Von Der Leyen përgëzuan vendimin gjithashtu duke siguruar maqedonasit se gjuha e tyre do të mbetet e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
22:35 | 04/06/2026

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026