Pogradeci kujton 115 vjetorin e lindjes së Mitrush Kutelit

16 Korrik 2022 | 19:01

Mitrush Kuteli cilësohet si themelues i prozës moderne shqipe.

Në letërsinë shqipe ai është i mirënjohur si përkthyes dhe kritik letrar i prozës së shkurtër.

Vendi i tij i lindjes, Pogradeci e përkujtoi 115 vjetorin e tij me organizimin e një mbrëmje poetike ku interpretuan emra të njohur të letërsisë dhe aktrimit.

“Vargje mbi Liqer” u quajt mbrëmja poetike e organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me bashkinë.

Në kujtim të tij, pogradecarët ndanë diskutime rreth veprave të tij.

Mbrëmja poetike krahas diskutimeve u shoqërua edhe me interpretime të poezive të Mitrushit dhe Lasgushit të cilat i përcollën emocione të pranishmëve. Në kronikën e përgatitur nga gazetari Xhensil Shkëmbi të njëjtat emocione mund t’i përjetoni dhe ju.

Vetëm pak ditë më parë Mitrush Kutelit iu akordua edhe titulli “Nderi i Akademisë së Shkencave”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026