Rënia e statujave ‘raciste’, dhjetëra monumente në botë vandalizohen apo po hiqen nga autoritetet
Një valë zemërimi ka përfshirë protestuesit e lëvizjes “BLACK LIVES MATTER“, dhe tanimë manifestuesit po e drejtojnë vëmendjen e tyre drejt monumenteve të kulturës që i lidhin me luftën kundër diskriminimit dhe urrejtjes raciale.
Objekte të kulturës të lidhura me racizmin dhe diskriminimin përreth globit po shënjestohen dhe sulmohen nga protestuesit e ‘Black Lives Matter’, me synim përmbysjen e hegjemonisë raciste.
Në Charleston të Karolinës së Jugut, ekipe pune janë angazhuar këtë të mërkure për të hequr statujën e ish-Zëvendës Presidentit të SHBA John C. Calhoun pasi ishte mbrojtës i njohur i skllavërisë. Në Madison të Wisconsin, demonstruesit rrëzuan dy statuja – edhe pse lidhjet e tyre me të një të kaluar diskriminuese mbetet ende e diskutueshme.
Statuja e gazetarit të famshëm Indro Montanelli është lyer me të kuqe dhe në të janë vendosur fjalët “racist” dhe “përdhunues” dhe po ashtu është firmosur një një peticion që kërkon heqjen e tij e monumentit. Ndërsa shërbeu në ushtri në 1935-1936, gjatë luftës së Italisë në Eritrea, Montanelli 26-vjeçar bleu dhe u martua me një vajzë 12-vjeçare dhe për këtë arsye protestues në Itali e lidhin figurën e tij me kauzën e diskriminimit.
Vandalizimet mbi këto monumente arti vijnë në vazhdën e vrasjes së afro amerikanit George Floyd nga një oficer policie. Ngjarja nxiti shumë protesta dhe jë fenomen i përbashkët i tyre është kërkesa më ngulm e heqjes së statujave që lavdërojnë figura, reputacioni i të cilave u ndërtuan në shtypjen e popujve të tjerë nga të bardhët dhe ngufatjen e kulturave indigjene.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit